12/07/2024
24.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM: Kemi filluar negociatat me BE-në, po hapim një kapitull të ri për të ardhmen e të gjithë qytetarëve

Janë filluar negociatat me BE-në ndërsa gjuha, identiteti, tradita kulturore janë pjesë e familjes së madhe evropiane. Kështu bëjnë të ditur sot nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë në një komunikatë për media, informon Zhurnal.

“Pas 17 vitesh pritje, ne po hapim një kapitull të ri për të ardhmen e të gjithë qytetarëve për zhvillim të përshpejtuar, progres dhe stabilitet, kemi hapur një anë të re të zhvillimit, mundësive dhe prosperitetit evropian.

Me fillimin e negociatave siguruam ruajtjen dhe forcimin e identitetit, kulturës dhe veçantisë maqedonase, gjuha maqedonase do të bëhet një nga gjuhët zyrtare të BE-së”, shprehen nga LSDM.

Ato thonë se Maqedonia e Veriut po arrinë një tjetër synim strategjik në faqet e historisë maqedonase, për të siguruar një të ardhme të sigurtë./Zhurnal.mk

Të fundit