28/04/2024
17.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM: Korridoret 8 dhe 10D janë me interes kombëtar, me ligjet kursejmë 150 milionë euro

Ndryshimet dhe plotësimet e propozuara në ligjet që kanë hyrë në procedurë parlamentare synojnë përmirësimin e efikasitetit në ndërtimin e infrastrukturës rrugore, hekurudhore dhe energjetike në vend, thonë në komunikatën e lëshuar për mediat nga Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë, transmeton bild.mk .

LSDM-ja vazhdon të elaborojë rëndësinë strategjike të Korridoreve 8 dhe 10 D si projekte me interes kombëtar, me të cilat vendi ynë më në fund do të bëhet një udhëkryq i vërtetë ballkanik.

“Me ndryshimet në ligjet e parapara, sigurohet ndërtim më i shpejtë, më i lirë dhe cilësor jo vetëm i korridoreve, por edhe i të gjitha projekteve të ardhshme kombëtare dhe strategjike të infrastrukturës, përfshirë këtu projektet e financuara nga BE-ja dhe institucionet financiare ndërkombëtare” – thuhet në komunikatën e lëshuar nga LSDM.

Sa i përket ndryshimeve kushtetuse nga partia maqedonase në pushtet potencojnë se të njejtat janë në përputhje me Kushtetutën dhe miratimi i tyre do të kursejë 150 milionë euro dhe dy vite ndërtim për korridoret 8 dhe 10D.

“Prandaj, është e rëndësishme që të gjithë deputetët të mbështesin ndryshimet dhe shtesat, që ato të miratohen më shpejt në mënyrë që seksionet të ndërtohen më shpejt dhe më lirë” – thonë nga LSDM. / bild.mk

Të fundit