17/06/2024
25.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM: Me masat që ndërmorëm, çmimi i bukës u ul deri në 30 denarë

Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, në kohë të krizës më të madhe botërore energjetike dhe ekonomike, sjellë masa në kohë dhe efikase, duke menaxhuar pasojat nga kriza. Kështu shprehen sot përmes një kumtese për media nga partia në pushtet, LSDM, informon Zhurnal.

Sipas tyre, vetëm se ka filluar të ndjehen masat, duke parë se janë ulur çmimet e bukës, të cilat prësëri janë kthyer në 30 denarë.

“Këto çmime edhe më tej do të ulen me masën e fundit për sigurim të rrymës me çmim më të ulët fiks për kompanitë që prodhojnë prodhime bazë ushqimore.

Me këtë masë janë përfshirë 200 kompani nga sektori ushqimor, shkollat dhe ndërmarjet publike të ujësjellësit dhe stacioneve filtruese për të cilat deri në fund të prillit Qeveria ka siguruar çmime më të ulëta të energjisë elektrike”, thonë nga LSDM.

Sipas tyre, çmimi më i lirë do të mundësojë stabilizim të tregut dhe ulje të çmimeve të prodhimeve bazë për së paku 10%.

“Njëkohësisht vazhdon subvencionimi i 80% e faturave për rrymë për mbi 600,000 amvisëri dhe 72,000 kompani të vogla.

Me LSDM-në si parti përgjegjëse e cila kujdeset për qytetarët dhe kompanitë, në krizë askush nuk do të ngelet i vetëm”, thonë nga LSDM./Zhurnal.mk

Të fundit