18/06/2024
27.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM: Miratimi i ndryshimeve kushtetuese është për vazhdimin e rrugës evropiane

Pas 17 vitesh pritje, filluam negociatat për anëtarësim në BE, me identitet të mbrojtur maqedonas dhe gjuhë të njohur maqedonase, thonë sot nga LSDM.

“Miratimi i ndryshimeve kushtetuese është për vazhdimin e rrugës evropiane dhe do të sigurojë të ardhmen evropiane të shtetit dhe qytetarëve të tij.

Nga ana tjetër, VMRO – DPMNE vetëm bllokon dhe e vendos veten si pengesë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Të gjitha gënjeshtrat dhe shkatërrimet e VMRO – DPMNE-së janë zhytur për bullgarizim dhe asimilim, për humbje të gjuhës dhe identitetit, për diktim bullgar.

Duke penguar ecurinë e rrugës evropiane, VMRO – DPMNE po pengojnë paga më të larta, pensione, jetë më të mirë për qytetarët, siguri ekonomike, perspektivë më të mirë për të rinjtë”, thonë nga LSDM.

Të fundit