05/03/2024
12.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM: Qeveria solli masa ekonomike serioze, shteti i shpëton vendet e punës të goditura nga kriza me koronavirusin

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e solli pakon e dytë të masave ekonomike të cilat kanë për qëllim ballafaqim më të shpejtë dhe më efikas me pasojat ekonomike nga koronavirusi.

Janë ndërmarrë hapa serioz të cilat vlejnë për ruajtjen e vendeve të punës për të gjithë të goditurit nga kriza me koronavirusin, masa që vlejnë të ardhura të garantuara te secili punëtor derisa të zgjasë kriza.

Këto janë masa me vlerë prej 200 milion euro, masa të solidaritetit, të ndihmës së ndërsjellë në situata të rënda, masa për ndihmë të çdo familje, masa për shpenzime më të vogla për çdo shtëpi derisa zgjat kriza.

Sot, të gjithë individët, tërë shoqëria jonë, ekono(MEDIAL)jonë, të gjithë janë vënë para një testi të rëndësishëm të cilin do ta kalojmë vetëm nëse jemi të solidarizuar, nëse i ndihmojmë njëri-tjetrit.

Vetëm ashtu do të dalim fitimtarë nga kjo sfidë ekonomike dhe shëndetësore. Të gjithë jemi së bashku në këtë krizë dhe vetëm së bashku do të dalim nga kjo. Së bashku do t’i numërojmë pasojat, ndërsa pastaj së bashku do të vazhdojmë drejt zhvillimit dhe përparimit.

Më e rëndësishme është të sigurohet dhe ruhet shëndeti i çdo qytetari, të tejkalohet kriza shëndetësore, por e rëndësishme është njëkohësisht të punohet edhe në tejkalimin e pasojave negative ekonomike që të vazhdojë rritja dhe zhvillimi ekonomik.

Qendra për komunikime me opinionin e LSDM-së

Të fundit