04/10/2024
13.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM: Tani duhet bashkim dhe disiplinë në respektimin e masave, do t’ia dalim për ta mposhtur koronavirusin

Me qëllim që të sigurohet reagim i shpejtë dhe efikas për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, Qeveria, sipas rekomandimit të Komisionit për sëmundje infektive, ka vendosur gjatë fundjavës së vazhduar të vendos disa masa restriktive me intensitet ndryshe në disa pjesë të ndryshme të shtetit.

Masat e tilla janë të nevojshme që të pengohet përhapja e koronavirusit dhe të mbrohet shëndeti i qytetarëve.

Virusi Kovid-19 është një dukuri reale dhe prandaj askush nuk guxon ta injorojë këtë kërcënim, sepse në atë mënyrë e rrezikon gjendjen e vet shëndetësore dhe kolektive.

Virusi është i pranishëm dhe i rrezikshëm dhe vetëm me respektimin e masave do t’ia dalim.

Treguam se kemi strategji të mirë, masat efikase kanë dhënë rezultate, por vetëm së bashku me qytetarët dhe me respektim të vazhdueshëm të masave për mbrojtje mund t’ia daëlim.

Kemi rezultate të shkëlqyeshme, sistemi shëndetësor është i gatshëm, kemi komuna tërësisht stabile, ndërsa shembull i për këtë është komuna e Dibrës.

Secili duhet të mbajë maskë, të dezinfektohet rregullisht, të mbajë distancë prej 2 metrave dhe të mos ketë grupim.

Këtë fundjavë, të gjithë të qëndrojmë në shtëpi, me familjet tona. Kemi duruar momente edhe më të vështira, së bashku do ta kalojmë edhe këtë.

Vetëm nëse jemi të bashkuar do ta tejkalojmë këtë sfidë.

Tani është i nevojshëm bashkim dhe disiplinë nga secili prej nesh. Do t’ia dalim!.

LSDM

Të fundit