Të paktën 40 persona janë plagosur këtë mëngjes me thikë në një shkollë fillore në jug të Kinës, raportojnë mediat lokale.
Sulmi ka ndodhur në një shkolle në qytetin Vuzhou në rajonin autonom Guangski, publikoi gazeta ” Global Tajms” në Tuiter.
I dyshuari është një burrë 50 vjeç, i cili punonte si roje në shkollë, transmetojnë mediat shtetërore kineze. Ai është ndaluar nga policia dhe tani për tani shkaku i sulmit nuk dihet.
Sipas qeverisë lokale, 37 fëmijë dhe disa të rritur kanë marrë plagë të shkallëve të ndryshme. Midis të lënduarve është edhe drejtori i shkollës dhe një pjesëtar i sigurimit. Televizioni kinez CCTV raportoi se tre nga të lënduarit janë në gjendje kritike. mb/