23/05/2024
11.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM: Të respektojmë rekomandimet për mbrojtje nga koronavirusi, së bashku t’u ndihmojmë punonjësve shëndetësorë

Shëndetësia maqedonase reagoi në kohën e duhur dhe menaxhoi mirë pandeminë e koronavirusit.

Gjendja me epideminë e koronavirusit është nën kontroll.

Numri i rasteve aktive është stabilizuar. Rritja e numrit të diagnostikuar të rinj në ditët e kaluara është rezultat i relaksimit të masave kufizuese dhe lëvizjes më të madhe të qytetarëve. Kjo është e pritshme dhe shëndetësia ka kapacitet të menaxhoj me këtë.

Por, virusi është këtu, virusi nuk do të largohet, ai do të jetë i pranishëm derisa të fitohet imuniteti ose të gjendet vaksina.

Kjo do të thotë që të gjithë duhet të mësohemi me realitetin e ri, me normalitetin e ri.

Secili nga ne duhet të ndihmojë punonjësit e kujdesit shëndetësor në lidhje me respektimin e masave të mbrojtjes, secili prej nesh është po aq i rëndësishëm në betejën me koronavirusin.

Me këtë, ne do të ndihmojmë në përgatitjen për kulmin e ri të koronavirusit, i cili sipas rekomandimeve të OBSH-së, pritet pas vjeshtës.

LSDM

Të fundit