17/06/2024
17.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM: VMRO po heshtë, Gruevski po mbron politikat e saj

Vetëm VMRO-DPMNE-ja ditëve të fundit ka heshtur për amendamentet kushtetuese dhe i vetmi që mbron politikat e tyre është Nikolla Gruevski, reagon në njoftimin e sotëm për opinionin LSDM në pushtet.

“Nga Hungaria i shkruan statuset e tij për DPMNE-në se si duhet të pozicionohet partia. DPMNE me Mickoskin kërkon të bllokojë rrugën evropiane dhe ta shtyjë vendin sërish në izolim. Shteti ishte 17 vjet në dhomën e pritjes së BE-së dhe 11 vjet në izolim, vetëm për shkak të politikave kriminale të DPMNE-së.

Deri në vitin 2016, shteti ishte në kurth me marrëdhënie të trazuara ndëretnike brenda, me marrëdhënie të trazuara me fqinjët, me partizim të plotë të institucioneve, gjyqësorit Swarovski dhe lirisë së mediave në vendin e 140-të në botë, dhe asnjë milimetër nuk lëvizi në Integrimet evropiane dhe në NATO, thuhet në njoftimin e LSDM.(INA)

Të fundit