03/03/2024
11.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

M-NAV me udhëheqësi të re, Milan Koraq kryetar i ri i Bordit Drejtues

Operatori kombëtar i navigacionit ajror M-NAV edhe zyrtarisht është bërë me udhëheqësi të re, pas incidentit të 4 janarit të këtij viti, kur u sulmuan punonjësit. Milan Koraq është kryetar i ri i Bordit Drejtues dhe drejtor ekzekutiv në Departamentin e Teknologjisë së Aviacionit, ndërsa Hekuran Asani është anëtar i ri i bordit drejtues dhe drejtor ekzekutiv në Departamentin e Navigimit të Aviacionit. Emrat e tyre tashmë janë vendosur në faqen e M-NAV, nga ku konfirmojnë se dje kanë përfunduar të gjitha procedurat.

Pas incidentit, duke vepruar sipas udhëzimeve të Qeverisë, Bordi Mbikëqyrës i M-NAV ka shkarkuar nga detyra Kryetarin e Bordit Menaxhues, Fahrudin Hamidi dhe drejtorin ekzekutiv sektorial. Qeveria atëherë dha udhëzime që kryetar i ri i Bordit të Administrimit të jetë Hekuran Asani, ndërsa Milan Koraq drejtor sektori.

Në kuadër të një loje, Roza Lati e quan të pamoralshme banoren Erjola DoçiNga ish-lojtari i harruar i Arsenalit, te ish-ylli i Man United që drejton një agjenci …Netanyahu dëshironte të përçante palestinezët, por arriti ta ndajë IzraelinPër një muaj Kosova eksportoi mbi 225 milionë euro mallra në Evropë – Gjermania t…Vriten 20 palestinezë gjersa po prisnin në radhë për ndihma humanitare

Pas vendimit të qeverisë për ndryshime në menaxhmentin e M-NAV, Sindikata Profesionale e Kontrollorëve të Trafikut Ajror (SPKTA), e cila në periudhën e kaluar ka reaguar për punën e menaxhmentit të M-NAV dhe zbatimin e shpalljeve për punësim, e pezulloi vendimin për grevë të përgjithshme.

Për sulmin në M-NAV, Prokuroria Themelore Publike Shkup ka hapur procedurë hetuese kundër tetë personave për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se në cilësinë e bashkëkryerësve kanë kryer vepër penale – Rrezikimi i sigurisë së komunikacionit ajror sipas nenit 303 paragrafi 2 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal.

Agjencia e Aviacionit Civil ka përgatitur tashmë raportin paraprak të mbikëqyrjes emergjente pas incidentit në operatorin kombëtar të navigacionit ajror në fushën e sigurisë. Është bërë procesverbali përfundimtar, në bazë të të cilit, nga 14 gjetjet e konstatuara, është nxjerrë vendimi me urdhër për ndërmarrjen e 11 masave dhe aktiviteteve të detyrueshme me afate të ndryshme për zbatim, të cilat do të përcaktohen në një plan korrigjues që do të të hartohen së bashku nga inspektorët e autorizuar në AAC me përgjegjësit në M-NAV.

Ka edhe urdhërpagesa për kundërvajtje për shkak të përgjegjësisë së caktuar, me sanksione ndaj kompanive dhe individëve.

Mbikëqyrje në M-NAV ka kryer Inspektorati Shtetëror i Punës (ISHP), gjithashtu me rekomandim të Qeverisë. /Telegrafi/

Të fundit