18/06/2024
18.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Macet shtëpiake mund të infektohen me koronavirusin e ri

Pronarët e kanakareve kanë kohë që ishin të shqetësuar nëse ato mund të infektohen me koronavirusin e ri, por tani u konfirmua që macet shtëpiake mund të infektohen dhe të kenë simptoma të Kovid-19.

Dy mace shtëpiake në Nju-Jork u testuan pozitive me Kovid-19 pasi shfaqën sëmundje të butë të frymëmarrjes, kumtuan nga Departamenti i Bujqësisë (USDA) dhe Qendra për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve (CDC) në SHBA.

Macet nuk janë nga e njëjta familje. Nuk është konfirmuar nëse ndonjë nga personat që jetuan me macen e parë u testua pozitiv me Kovid-19. Mendohet se macja ishte infektuar nga familja, e cila ishte pa simptoma.

USDA dhe CDC u kanë bërë thirrje njerëzve të mos i lënë kafshët e tyre, pasi nuk ka asnjë provë që kanakaret mund të transmetojnë virusin. Në vend të kësaj, ato rekomandojnë që macet të mbahen në hapësira të mbyllura.

Këto nuk janë kafshët e para në SHBA që infektohen me koronavirusin e ri. Më parë, një tigër në kopshtin zoologjik në Nju-Jork ishte pozitiv me Kovid-19. Edhe në Hong-Kong, një mace ishte pozitive me Kovid-19, por nuk shfaqi simptoma. bs/bsh/

Të fundit