Malet në rajonin e Mekës të Arabisë Saudite kanë marrë një ngjyrë të gjelbër pas reshjeve të mëdha të shiut që ranë në mbretërinë e Gjirit në javët e fundit.
Në videot e shpërndara në mediat sociale, rajoni malor që rrethon qytetin e shenjtë mund të shihet i mbuluar me gjelbërim dhe bimë, shumë larg nga natyra e zakonshme e thatë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Veç kësaj, sauditët u përgjigjën me fotot dhe videot e tyre të gjelbërimit mbresëlënës, i cili ishte shtrirë në rajone të tjera, duke përfshirë Laith, Taif dhe Jeddah.
Shumë prej tyre shprehën frikën dhe dëshirën e tyre që natyra e re të ruhet, me një përdorues të Twitter-it duke thënë: “Falënderimi i qoftë Zotit dhe vetëm falë Zotit, i lutemi të Plotfuqishmit që të përjetësojë [gjelbërimin] si një bekim për ne dhe ta mbrojë atë nga zhdukja”. /Telegrafi/