Mançester Junajtedi humbi fitoren nga Sautemptoni mbrëmë në ndeshjen e xhiros së 35-të të kampionatit të Anglisë. Loja përfundoi me rezultat 2:2, ndërsa mysafirët shpëtuan nga humbja me golin e Majkëll Obafemi në minutën e gjashtë të minutave shtesë.
Golin e parë për Sautemptonin e shënoi Stjuart Armstrong në minutën e 12-të. Golashënues për Mançesterin ishin Markus Rashford që shënoi në minutën e 20-të dhe Entoni Marsial në minutën e 23-të.
Mbrojtësi David de Hea e luajti ndeshjen e 400-të për Mançester Junajtedin.
Nikoqirët humbën mundësinë që të ngjiten në vendin e tretë i cili sjell pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve.
Tani Junajtedi është i pesti në Premier Ligë me 59 pikë, aq sa ka edhe i plasuari i katërt Lester. Në tre vendet e para janë Liverpuli me 93, Mançester Siti me 72 dhe Çellsi me 60 pikë. fc/