12/10/2024
13.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

OBSH: Ebola po përhapet në perëndim të Kongos

Ebola po përhapet në pjesën perëndimore të Republikës Demokratike Kongo me gati 50 raste të njohura përgjatë gjithë rajonit të kufirit me Republikën Kongo dhe Republikën e Afrikës Qendrore, bëri të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

“Gjatë pandemisë së virusit korona është me rëndësi që të mos humbim para sysh sëmundjet tjera të cilat paraqiten”, thotë drejtori ekzekutiv për operacione të OBSH-së”, Majk Rajan.

Pasi autoritetet më 1 qershor e shpallën epideminë deri më tani janë konfirmuar 48 raste në provincën Ekuador, edhe tre janë të dyshuar, ndërsa gjithsej kanë vdekur 20 persona, deklaroi Rajan.

“Kjo është vatër shumë aktive dhe unë do të thosha se kemi shkaqe të mëdha për shqetësim”, iu tha Rajan gazetarëve, transmeton Hina.

Bëhet fjalë për rajon të madh gjeografik, i cili përfshin një pjesë të lumit Kongo dhe në të njerëzit kalojnë distanca të gjata dhe bashkësitë janë shumë të lidhura.

“Të gjithë i paralajmëroj se tani, kur numrat janë ende të vogla, gjatë Kovid-19, është shumë me rëndësi që të mos i humbim sëmundjet tjera të cilat paraqiten”, tha Rajan.

Ai përkujtoi se në vatrat e ndara në provincat Veri i Kivut dhe Ituri, në lindje të Kongos, ku në maj ishte shpallur fundi i epidemisë së ebolës. Në këto rajone deri më tani janë konfirmuar 3.463 raste, ndërsa sipas gjitha gjasave për dy vite kanë ndërruar jetë 2.277 persona. fc/

Të fundit