21/04/2024
4.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Maqedoni, ratifikimi i marrëveshjes për FRONTEX sot para deputetëve

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë seancën e 99-të, në të cilën ndër pikat e rendit të ditës është ratifikimi i Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe BE-së për aktivitetet operative të kryera nga FRONTEX- Agjencia për roje kufitare dhe bregdetare evropiane në vend.

Me marrëveshjen, e cila është marrëveshja e parë e tillë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Unionit e nënshkruar në gjuhën maqedonase, rregullohen të gjitha çështjet e nevojshme për vendosjen e ekipeve të menaxhimit të kufirit nga trupi i përhershëm i Rojës Kufitare dhe Bregdetare Evropiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut. ku anëtarët e ekipit mund të ushtrojnë kompetenca ekzekutive në territorin e shtetit.

Zbatimi i marrëveshjes në vend është në kompetencë të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Sipas propozim-ligjit për ratifikimin e marrëveshjes, zbatimi i saj duhet të hyjë në fuqi ditën e parë të muajit të dytë pas datës në të cilën palët kanë njoftuar njëra-tjetrën për përfundimin e procedurave të brendshme ligjore.

Marrëveshja për FRONTEX, në prani të kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe kryetares së Komisionit Evropian, Ursula Fon der Lajen, u nënshkrua në Shkup më 26 tetor 2022. Dokumenti u iniciua në sallën e ceremonive të Qeverisë nga Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, Komisionerja Evropiane për Punë të Brendshme Ilva Johanson dhe ambasadori i Republikës Çeke në vend, Jaroslav Ludva, në emër të Presidencës Çeke me Këshillin e BE-së.

Përfaqësuesit e Qeverisë dhe Komisionit Evropian ranë dakord se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje të parë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit në gjuhën maqedonase, pa asnjë yll dhe fusnotë dhe në gjuhët e vendeve anëtare të BE-së, është konfirmim i respektimi i gjuhës maqedonase dhe identitetit maqedonas nga Bashkimi Evropian.

Zbatimi i Marrëveshjes për FRONTEX-in, në nivel operativ do të mundësojë mbrojtje më të mirë të kufijve, dislokim të shpejtë të personelit dhe pajisjeve të FRONTEX-it ose të policëve të huaj në pikat kritike të kufijve dhe në rastet e përkeqësimit të papritur dhe të shpejtë të situatën, mundësitë për shkëmbim të sigurt dhe të vazhdueshëm të informacionit dhe të dhënave, duke përfshirë inteligjencën operative, të dhënat e inteligjencës, produkte nga video dhe produkte tl mbikëqyrjes ajrore, imazhet satelitore dhe të ngjashme.

Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes për FRONTEX sot para se të paraqitet në seancë kuvendore do të shqyrtohet nga komisioni amë kuvendor për politikë të jashtme dhe në komisionin juridik-ligjvënës.

Në seancën plenare ndër të tjera përfshihet Propozimi për vendimin për dërgimin e pjesëtarëve të Ushtrisë për të marrë pjesë në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian “ALTEA” në Bosnje e Hercegovinë (maj 2023 deri në nëntor 2023), Propozimi për ligjin për inspektimi financiar në sektorin publik, propozim-ligji për ndryshimin e ligjit për kthimin e një pjese të tatimit mbi vlerën e shtuar të personave fizikë, me procedurë të shkurtuar dhe propozim-ligji i shtuar për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal në lexim të dytë.

Të fundit