13/10/2024
9.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Maqedonia e Veriut do të pranojë vaksina Johnson & Johnson

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se Maqedonia e Veriut do të pranojë vaksina kundër koronavirusit, nga kompania Johnson&Johnson, shkruan Alsat. Vaksinat do të jenë donacion nga Danimarka.

“Presim këto ditë që edhe zyrtarisht Danimarka të publikojë donacionin e 250 mijë vaksinave nga prodhuesi Johnson, që do të kenë afat të përdorimit deri në vitin 2023”, theksoi Filipçe.

Ndryshe, vaksina e kompanisë amerikane Johnson&Johnson aplikohet me vetëm një dozë ndërkaq është e zhvilluar me teknologjinë standarde të vaksinave të mëhershme, respektivisht nuk përmban teknologjinë m-RNA. Vendi deri më tani ka përdorur vaksinat Pfizer, Sputnik V, Sinopharm dhe Sinovac. Maqedonia e Veriut aktualisht ka në dispozicion 250 mijë vaksina të kompanisë Pfizer, 50 mijë doza të kompanisë kineze Sinovac dhe rreth 100 mijë vaksina të kompanisë Astra Zeneca.

Të fundit