11/10/2024
19.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Deri më tani janë regjistruar 1.383.434 persona, nga ESHS thonë se qytetarët kanë të drejt për kontroll të të dhënave të vendosura

Deri më tani, përfshirë edhe ditën e djeshme deri në orën 20:00 në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 1.383.434 persona, 431,573 amvisëri dhe 595,754 banesa, informuan nga Enti Shtetëror i Statistikave. Përfshirë edhe ditën e djeshme, në aplikacionin për vetregjistrim në diasporë janë regjistruar 185,477 persona nga diaspora, transmeton Portalb.mk.

Deri në përfundim të regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave në vend kanë mbetur edhe një javë, përkatësisht ai do të përfundojë më 30 shtator.

Nga Enti Shtetëror i Statistikave informuan se, regjistruesi ka për detyrë të mundësoj kontroll të të dhënave të vendosura për to, ndërsa çdo qytetar duhet ta ndjekë procesin e vet – regjistrimit dhe të shohë çka vendosë në aplikacion regjistruesi. Nëse dikush nga regjistruesit kryen presion në çfarë do baze, qytetari ka të drejtë ta paraqesë rastin.

Njëkohësisht, ata sqarojnë se asnjë deri më tani dhe as më tej, as nuk kanë nxjerrë dhe as nuk do të nxjerrin çfarë do lloj vërtetime për të dhëna të vendosura në regjistrim as në ndonjë tjetër hulumtim që e zbaton ESHS dhe me të cilat mblidhen të dhënat personale.

“Gjithashtu, do të donim të rikujtojmë se të dhënat e regjistrimit janë ekskluzivisht për qëllime statistikore dhe do të publikohen vetëm në formë të grumbulluar dhe assesi si të dhëna personale. Askush nuk ka qasje në të dhënat personale, ndërsa i gjithë procesi i përpunimit do të jetë automatik dhe pa asnjë lloj subjektivizëm”, sqaruan nga ESHS.

Prej këtu, u bëjnë thirrje qytetarëve të mos bien pre e provokimeve dhe presioneve dhe t’i japin të dhënat e tyre në regjistrim që kërkohen prej tyre.

Regjistrimi i popullsisë, amvisrive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut filloi më 5 shtator dhe do të zgjasë deri më 30 shtator.

Regjistrimi i fundit në Maqedoninë e Veriut është realizuar në vitin 2002. Dhjetë vjet më vonë apo në vitin 2011, ai nuk u mbajt për shkak të përplasjeve mes partive politike shqiptare dhe maqedonase, mbi mënyrën e realizimit, përkatësisht për përfshirjen ose jo të qytetarëve që janë jetojnë përkohësisht jashtë vendin, e që shumica prej tyre janë shqiptarë. Ishin shpenzuar dy milionë euro, ndërsa pati edhe një procedurë parahetimore kundër dy drejtuesve të koalicionit të atëhershëm qeveritar, Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit për ndërprerjen e regjistrimit, por kjo procedurë ka përfunduar pa epilog gjyqësor

Të fundit