28/04/2024
9.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Maqedonia e Veriut ka plan dhe frigoriferë, por jo dhe vaksina kundër virusit korona

Përderisa qytetarët e Maqedonisë së Veriut presin të imunizohen përmes vaksinave numri i rasteve të reja me COVID-19 ka rënë ndjeshëm këtë periudhë. Edhe pse vaksinat mungojnë plani i vaksinimit në Maqedoninë e Veriut është gati. Siç thonë autoritetet, Maqedonia e Veriut përmes programit COVAX ka siguruar 833 000 vaksina për qytetarët e saj. Sigurimi i vaksinimit të 20% të popullsisë së saj Maqedonisë së Veriut i ka kushtuar 7.9 milion euro. Furnizimi përmes programit COVAX do të kushtojnë 10 dollarë për njësi, kosto për të cilën Maqedonia e Veriut ka paguar avans prej mbi 1.1 milion euro, pa e përfshirë këtu transportin e dozave që do vinë në Shkup. Maqedonia e Veriut është pjesë e programit Gavi COVAX, dhe është në listën e 44 vendeve që kanë e kanë bërë publik këtë bashkëpunim.

Kur duhet të arrijnë dozat e para të vaksinave?
Në fillim të nëntorit 2020, autoritetet maqedonase premtuan se vaksinat e para nga programi COVAX do të arrijnë në janar ose shkurt të vitit 2021. Një muaj më vonë, në dhjetor, u deklarua se vaksinat më së voni në Maqedoninë e Veriut do të arrijnë në muajin mars ndërsa në janar do të arrijnë frigoriferët special për ruajtjen e vaksinave, si donacion nga një Fondacion Amerikan. Në një konferencë për shtyp, javën e dytë të janarit, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe siguroi se dozat e para të vaksinës do të arrijnë në shkurt falë një marrëveshje direkte të Maqedonisë së Veriut me kompaninë Pfizer. Në fund të janarit autoritet maqedonase njoftuan se kanë filluar të shqyrtojnë seriozisht mundësinë e blerjes së vaksinave kundër Covid-19 nga prodhuesit kinezë “Sinovak” dhe “Sinofarm”.

“Jemi duke pritur për detaje në lidhje me kontratën, në lidhje me çmimin dhe dorëzimin dhe besoj se deri në fund të kësaj jave do t’i kemi të gjitha këto detaje. Tani nuk do të doja të flisja për afatet, por thelbi është se është e qartë që prodhuesit të cilët së pari arritën të hyjnë në treg, flasim për Pfizer, për shembull, kanë probleme me kapacitetin. Shumë vende evropiane kanë paralajmëruar padi për mospërmbushje të marrëveshjeve, Kroacia do të ndërpres procesin e imunizimit dhe kjo është diçka që na bën të punojmë praktikisht në të gjitha fushat për të siguruar një proces integral, pa pushim, që nga momenti i fillimit të imunizimit, natyrisht me të gjitha vaksinat e sigurta”, deklaroi ministri Filipçe në emisionin 360 shkallë.

Të fundit