13/10/2024
9.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Maqedonia e Veriut mbetet në mesin e vendeve të korruptuara

Maqedonia e Veriut ka përparuar me dy pikë dhe nëntë pozicione në listën e fundit të Transparency International, e cila vlerëson përparimin e vendit në luftën kundër korrupsionit. Sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2023, Maqedonia e Veriut është në vendin e 76-të me 42 pikë, krahasuar me vitin 2022 kur ishte në vendin e 85-të me 40 pikë.

Raporti thekson se në shtator të vitit 2023, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut minoi ndjeshëm gjyqësorin. Në një procedurë jotransparente dhe të shpejtë, deputetët ndryshuan Kodin Penal, duke ulur dënimet me burg dhe parashkrimin e shpërdorimit të detyrës. Kjo, thuhet në raport, do të bënte që rreth 200 raste të dyshuara për korrupsion të vjetërsohen, shumë prej të cilave përfshinin ish-zyrtarë të lartë.

Të fundit