22/02/2024
12.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Maqedonia e Veriut vazhdon skriningun bilateral me Komisionin Evropian

Në Bruksel sot vazhdon skriningu bilateral për kapitullin e 3 – E drejta e themelimit dhe liria për të ofruar shërbime, që është pjesë e klasterit të dytë – Tregu i brendshëm.
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut udhëhiqet nga Zv/Kryenegociatorja e Republikës së Maqedonisë së Veriut me BE znj. Drtia Abdiu Halili, zv/kryeministri për çështje ekonomike z.Fatmir Bytyqi si dhe ministri i ekonomisë z. Kreshnik Bekteshi. Duke marrë parasysh rëndësinë e këtij kapitulli dhe lidhjen horizontale që ai ka nëmes klasterëve dhe fushave/kapitujve delegacionin e Maqedonisë së Veriut në këtë takim të skriningut bilateral e përbëjnë përfaqësues nga: Ministria e ekonomisë, Ministria e transportit dhe lidhjeve, Ministria e financave, Ministria e arsimit dhe shkencës, Ministria e Drejtësisë, Regjistri qendror, Agjensioni për ushqim dhe veterinari, Agjensioni për kadastër.
Procesi të cilin e fillojmë me këtë takim të parë bilateral bilateral për klasterin e dytë Tregu i brendshëm, nënkupton rëndësinë e kësaj fushe, dhe konkluzionet dhe rekomandimet që do të dalim nga ky takim do të përcaktojnë politikat tona shtetërore si edhe hapat e rradhës në procesin aderues.

“Rëndësia e fushave që bëjnë pjesë në kapitullin e 3 – E drejta e themelimit dhe liria për të ofruar shërbime po konfirmohet me pjesëmarrjen e vendit në Zonën Ekonomike Rajonale dhe përmbushjen e Planit shumëvjeçar të veprimit ku të gjithë shtetet e Ballkanit Perëndimor synojnë shkallë sa më të lartë të harmonizimit. Po zbatojmë dhe përfshijmë aktivitete për heqjen e pengesave në procesin e njohjes së kualifikimeve profesionale dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimeve ndërkufitare” – theksoi në fjalën e saj Zv/Kryenegociatorja Drita Abdiu-Halili.
Në fjalën e tij hyrëse Ministri Bekteshi mes tjerash nënvizoi: ” Ministria e Ekonomisë, si ministri kompetente, në bashkëpunim me institucionet tjera në vazhdimësi realizon aktivitete për respektimin e legjislacionit të BE-së dhe forcimin e kapaciteteve administrative në fushën e shërbimeve. Aktivitetet kryhen në përputhje me konkluzionet dhe rekomandimet e Nënkomisioneve dhe Raportet e Progresit të vendit tonë.”
Gjithashtu në këtë takim para përfaqësuesve të komisionit evropian u drejtua edhe Zv/kryeministri për Çështje Ekonomike z.Fatmir Bytyqi,I cili mes tjerash theksoi: “Ne jemi të përkushtuar dhe punojmë shumë për çdo rekomandim të shënuar në raportin e fundit të BE-së. Me krenari mund të theksoj se pas më shumë se 2 vite procesi të konsultimit me të gjithë aktorët përkatës, jemi në fazën përfundimtare të hartimit të ligjit të ri sistematik të punës. Me miratimin e këtij ligji si dhe me propozimin tashmë të përcaktuar për ndryshime të ligjit për shërbimet postare do të adresojmë rekomandimet në Kapitullin 3 – E drejta e themelimit dhe liria për të ofruar shërbime”
Sot dhe nesër do të përmbyllim takimet e skriningut bilateral për kapitullin e 3-të, kurse deri në fund të javës edhe kapitulli 6 – E drejta e shoqërive tregtare dhe kapitulli 7 – E Drejta e pronësisë intelektuale që gjithashtu janë pjesë a klasterit të 2 – Tregu i brendshëm./TV KOHA/

Të fundit