21/05/2024
15.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Maqedonia ka normën më të lartë të inflacionit në rajon, Turqia lider absolut në Evropë

Fjala për vitin 2022 do të jetë padyshim “inflacioni”. Kostoja e jetesës në Evropë po rritet çdo minutë dhe tendenca e keqe financiare, të paktën tani për tani, nuk tregon shenja ngadalësimi, raporton 360 Stepeni, trasmeton Portalb.mk.

Kështu, në Kontinentin e vjetër mund të numërohen në gishta vendet që arritën të përballojnë presionin dhe të mos kalojnë në zonën e inflacionit dyshifror.

Statistikat e “Visual Capitalist” ilustrojnë se çfarë po ndodh në Evropë dhe tregojnë se cilat vende vuajnë më shumë nga inflacioni, dhe cilat vende ruajnë ekuilibrin financiar.

Situata më e rëndë është në Turqi, ku në periudhën e fundit vlera e parasë po bie në mënyrë alarmante. Norma e inflacionit atje arriti në 88.5 për qind dhe në vendin e radhës në listë, sipas këtij treguesi, inflacioni është tre herë më i ulët. Po flasim për Ukrainën ku inflacioni, për arsye të dukshme, arriti në 26.6%. Karburanti atje, për shembull, ka parë rritje prej mbi 90% këtë vit në krahasim me vitin e kaluar, dhe kështu, nëse një litër benzinë ​​në 2021 shitej me çmim prej rreth 25-27 hryvnia, sot është rritur në 50-55 hryvnia.

Ukraina pasohet menjëherë nga Lituania (23.6%), Estonia (22.5%), Letonia (21.8%) dhe Hungaria (21.1%). Këto janë vendet ku inflacioni është shumë mbi mesataren evropiane dhe lëviz rreth 10%.

Sigurisht, më poshtë ka edhe shembuj të mirë ose rreth këtyre përqindjeve, edhe pse shumë pak. Bëhet fjalë për Danimarkën dhe Portugalinë (10.1%), si dhe Norvegjinë (7.5) dhe kampionen absolute Francën – 6.2%. Italia dhe Austria janë afër mesatares evropiane me përkatësisht 11.8% dhe 11%.

Maqedonia, nga ana tjetër, sipas normës së inflacionit, është në krye të listës krahasuar me vendet e rajonit. Në vendin tonë, sipas Entit Shtetëror të Statistikave, norma e inflacionit, e matur me rritjen e kostos së jetesës, në tetor ishte 19.8 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Vendet përreth duken më mirë në hartën e inflacionit. Në Bullgari është 18%, Rumania mund të “lavdërohet” me 15.3%, Greqia – midis 5 dhe 10%, në Serbi është rreth 15%, Kroaci – 13.5.

Të fundit