11/10/2024
16.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Marrëveshja kolektive vetëm me Universitetin “Shën Kirili dhe Metodij”, reagojnë edhe universitetet tjera shtetërore

Pas nënshkrimit dhe tashmë edhe realizimit të Marrëveshjes Kolektive në mes ish-kryeparlamentarit – tani kryeministrit teknik Talat Xhaferit dhe Universitetit Shën “Kirili e Metodij” me të cilën parashihet ngritja e pagave vetëm për këtë universitet publik, me ç’rast janë anashkaluar universitetet e tjera publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sot me një komunikatë për media kanë reaguar njëzëri sindikatat e universiteteve shtetërore.

Sindikatat kërkojnë urgjentisht nënshkrimin dhe zbatimin e Marrëveshjes Kolektive edhe me Universitetet e tjera publike, përcjell INA.

Në të kundërtën, nëse Marrëveshja Kolektive padrejtësisht vlen e mbetet selektive vetëm për një universitet, atëherë sindikatat e universiteteve të tjera shtetërore paralajmërojnë kuvendin dhe qeverinë për ndërmarrjen e masave të tjera konform sindikalizmit bashkëkohor.

“Si sindikata të pesë universiteteve publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e shprehim hapur solidaritetin dhe mbështetjen kolegiale për përpjekjet e sindikatave të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodij” në realizimin e të drejtave të tyre, të cilat dalin nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kolektive të të punësuarve në UKIM në Shkup.

Në të njëjtën kohë, nga ana e përfaqësuesit legjitim të themeluesit të universiteteve publike, kryetari i kuvendit,
zotri Jovan Mitrevski, kërkojmë të na pranojë sa më parë me qëllim të nënshkrimit të Marrëveshjeve Kolektive,
të cilat i kemi dërguar më herët.Nëse nuk pranohemi më së voni deri më 15.02.2024 (të enjten), si sindikata të universiteteve publike të poshtëshënuara, atëherë do të ndërmarrim hapa dhe procedura të tjera në përputhje me sindikalizmin bashkëkohor”, thuhet në reagimin e tyre.

Të nënshkruarit janë

Sindikati i Universitetit “Goce Dellçev” – Shtip
Prof.dr. Andon Majhoshev

Sindikati i të punësuarve në Universitetin e Tetovës
Prof.dr.Shefket Deari

Sindikati i të punësuarve në Universitetin “Shën Kliment Ohriski”- Manastir
Prof.dr. Sasha Dukoski

Sindikati i të punësuarve në Universitetin “Nëna Terezë” – Shkup
Prof.dr. Avni Avdiu

Sindikati i të punësuarve në Universitetin për Shkenca Informatike e të Teknologjisë
“Shën Apostol Pavle” – Ohër

Igor Joveski

(INA)

Të fundit