12/04/2024
15 C
Tetovo

Të tjera lajme

Martens: Rritja e zonave të lira ekonomike në Maqedoninë e Veriut një mundësi interesante për kompanitë gjermane

Si pasojë e krizës së shkaktuar me koronavirusin, tani më mund të thuhet se do të ketë ndryshime në tregun e punës në Gjermani, por edhe në Maqedoninë e Veriut. Me rritjen e papunësisë në Gjermanim emigrimi nga Maqedonia e Veriut njëkohësisht do të ulet. Për kompanitë në Maqedoninë e Veriut, kjo do të thotë se qasja e fuqisë punëtore mund të rritet në mënyrë indirekte, thekson në telegramin e sotëm të mëngjesit drejtori i Delegacionit të ekonomisë gjermane, Patrik Martens.

Duke iu referuar analizës profesionale që e publikoi Delegacioni ditën e hënë, më 20 mars të këtij viti, Martens thotë se me rritjen e zonave të lira ekonomike në Maqedoninë e Veriut dhe ringjallja e objekteve të vjetra industriale, paraqiten mundësi interesante për kompanitë gjermane.

Në këtë moment, vlerëson, veçanërisht është me rëndësi të mbështeten kompanitë të cilat janë të rëndësishme për sistemin, si dhe kompanitë të cilat janë të vendosura për bazë të shëndoshë.

Në pyetjen, megjithatë, për shpenzimet e njëpasnjëshme si rezultat i shfrytëzimit të masave për mbështetje të ekonomisë e cila, sipas tij, e vendosin të gjitha kompanitë, duhet të përgjigjet sa më shpejtë dhe në mënyrë transparente.

“Javën e kaluar Oda gjermane për industri dhe tregti (DIHK) i prezantoi rezultatet nga World Business Outlook sondazhi (pranverë 2020), i cili u zbatua mes odave gjermane në botë. Rezultatet e marra tregojnë se kompanitë gjermane i ndjenjë në tërësi pasojat nga pandemia e koronavirusit. Të gjitha hulumtimet relevante të cilat janë zbatuar deri më tani dallohen lidhur me shkallën e uljes së ardhshme në ekonomi në vendet e tyre. Parashikimet ndryshojnë çdo ditë dhe janë reflektim i faktit se për momentin situata ende është e paqartë”, shkruan Martens.

Shton edhe se që të pengohen pasojat nga kriza ekonomike të zbatueshme me atë nga viti 1929, Qeveritë e SHBA-së dhe Gjermanisë, gjithashtu edhe në Maqedoninë e Veriut kanë ndërmarrë masa të fuqishme për përforcimin e kompanive dhe nuk i kanë përsëritur gabimet e bëra me udhëheqjen e politikës së kursimit të cilat janë bërë në vitin 1929.

“Veçanërisht është e rëndësishme të mbështeten kompanitë të cilat janë të rëndësishme për sistemin, si dhe kompanitë të cilat janë vendosura në bazë të shëndoshë. Rimëkëmbja e qëndrueshme e ekonomisë nuk ka nevojë vetëm për terapi, që do të veprojë menjëherë, por ka nevojë edhe nga ndjenja për proporcion ‘Përfshirje të shtetit sa më pak që është e mundur, përfshirje të shtetit aq sa është e e nevojshme’. Pasi kompanitë i përshëndetën masat për mbështetje të ekonomisë, duhet të synojnë ndaj kthimit sa më shpejtë që është e mundur me forcë të plotë në treg”, shkruan Martens në telegramin e mëngjesit. fb/

Të fundit