24/07/2024
20.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

MASH: Nxënësit që plotësojnë kushtet do të kompensohen për gjashtë muaj!

Më 5 janar 2024, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, publikoi Thirrjen publike për mbështetje financiare për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme familjet e të cilëve kanë të ardhura totale mujore prej neto pagave deri në 50.000 denarë.

Në linkun e aplikimit thuhej se Ministria e Arsimit dhe Shkencës pagesat do t`I bënte në bazë mujore për nxënësit që i plotësojnë kushtet.

Por, nxënës për Klan Maqedoni, kanë pohuar se pagesat i kanë marrë vetëm për dy muaj dhe prej atëherë pagesa e tyre është ndërprerë.

Në kohën kur ka përfunduar viti shkollor për nxënësit e shkollave të mesme dhe kur filloristët kanë edhe dy ditë mësim para pushimit veror, nxënësit shtrojnë pyetjen nëse do të kompensohen pagesat e muajve tjerë.

Në një përgjigje me shkrim për Klan Maqedoni, nga Ministria e Arsimit, sigurojnë se të gjithë nxënësit që plotësojnë kushtet, pagesa do t`u kompensohet për 6 muaj.

“Të gjithë ata që i plotësojnë kushtet për shfrytëzimin e mbështetjes financiare, do të përfitojnë shumën e paraparë për 6 muaj të plotë. Aktualisht janë duke u përgatitur urdhërat për pagesën e kompensimeve mujore të mbetura” – tha Jeton Shaqiri – ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Kujtojmë se gjatë afatit të aplikimit u krijua kaosi, rrëmuja dhe pritjet e mëdha para Agjencisë për Punësim, ku prindërit dhe nxënësit përpiqeshin të sigurojnë dokumentet e nevojshme.

Bëhej fjalë për personat të cilët nuk janë të punësuar ku kërkohej dëshmi – Vërtetim nga Agjencia për Punësim ose Deklarata të të ardhurave nga të gjitha llogaritë e transaksionit në emër të prindërve/kujdestarëve për muajin paraprak.

Të fundit