24/07/2024
20.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shtrenjtohet buka, kërkohet ndërhyrje nga qeveria

Qytetarët habiten thuajse çdo ditë me çmimet e reja në tregje. Që nga e mërkura, qytetarët blejnë bukën e bardhë me rreth 10% më të shtrenjtë. Por edhe çmimet e produkteve tjera po rriten çdo ditë. Muajt e fundit po përballemi me një rritje të ndjeshme të çmimeve të prodhimeve elementare të jetës, veçanërisht të ushqimeve.Nga Oda e Agro-biznesit i bëjnë thirrje qeverisë të ndërhyjë dhe të ndihmojë në zbutjen e kësaj goditjeje ekonomike. Kreu i kësaj Ode, Goran Georgievski tha se duhet të subvencionohen çmimet e grurit deri te vendosja e masave për kontrollin e çmimeve të nevojave bazë. Ai tha se këto çmime do të vazhdojnë deri në korrjet e grurit në vendin tonë dhe duke parë rendimentin e prodhimit vendor do të vendose më tej.“Vendosja e embargos nga BE-ja ndaj blerjes së drithërave të Rusisë dhe Bjellorusisë, u reflektua në rritjen e çmimeve në bursën botërore të grurit dhe si pasojë ne që marrim nga vendet ndërmjetëse na është rritur kostoja e furnizimit me drithë. Rritja e çmimit të bukës për 10% në shitjen me pakicë, do të thotë se është rritur për 3 denarë, përkatësisht nga 33 tani një bukë është bërë 36 denarë”, njoftojnë nga Oda e Agro-Biznesit.Çmimet e ushqimeve u rritën për të tretin muaj radhazi, njoftoi Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara. Në raportin e saj thuhet se çmimet e drithërave në maj u rritën me 6.3% në krahasim me prillin. Ky ishte rezultat i një rritjeje të çmimeve të eksportit të grurit, duke reflektuar shqetësimet në rritje për kushtet e pafavorshme të të korrave që reduktojnë rendimentet për të korrat e vitit 2024 në zonat kryesore prodhuese, duke përfshirë pjesë të Amerikës së Veriut, Evropës dhe rajonit të Detit të Zi, përfshirë Ukrainën, Bjellorusinë dhe Rusinë.TV KOHA

Të fundit