24/07/2024
20.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

MASH: Vetëm nëse e gjithë shoqëria përfshihet në parandalimin dhe tejkalimin e dukurive të dhunës, mund t’ia dalim

Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e përkushtuar në luftën kundër dhunës në shkolla, sepse ne besojmë se institucionet arsimore duhet t’i ndërtojmë si vende të sigurta, ku fëmijët dhe të rinjtë mësojnë dhe shoqërohen në mënyrë të sigurt.

Çdo fëmijë ka të drejtë të shkojë në shkollë dhe të mësojë, pa frikë. Ju bëjmë thirrje mësimdhënësve , bashkëpunëtorëve profesionalë, prindërve dhe pjesëmarrësit e tjerë në procesin arsimor – që të gjithë të punojnë së bashku, sepse kemi një qëllim të përbashkët: të mbrojmë nxënësit nga dhuna e bashkëmoshatarëve.

Vetëm nëse e gjithë shoqëria angazhohet në parandalimin dhe tejkalimin e dukurive të dhunës, ne mund t’ia dalim.

Problemi i dhunës së bashkëmoshatarëve nuk është problem i ri dhe se nuk mund të zgjidhet me magji. Është problem kompleks dhe serioz. Ministria e Arsimit dhe Shkencës punon për përforcimin e procedurave dhe trjatimeve ekzistuese për funksionimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve në shkollë. Për të pasur sukses, ne kemi nevojë për ndihmën e të gjithë atyre që dëshirojnë të dalin fitimtarë në luftën kundër kësaj të keqeje.

Prindërit me të drejtë janë të shqetësuar, ne të gjithë jemi – pamjet nga fqënjët janë të tmerrshme. Por le të mos lejojmë që fëmijët të bëhen peng në akuzat manipuluese dhe të largohemi nga gjithçka që nuk na çon përpara.

Si shoqëri, ne mund t’i mbrojmë fëmijët tanë nëse të gjithë së bashku, si në familje poashtu edhe në grupe shkollore, i trajtojmë fëmijët si vlerën më të madhe. Le të fillojmë duke përforcuar besimin prindër-nxënës dhe mësimdhënës-nxënës.

Si Ministri do të bëjmë gjithçka për të përforcuar komponentin edukativ të procesit arsimor dhe për të ndihmuar mësimdhënësit dhe kuadrin profesional në ngritjen e kapaciteteve të tyre për njohjen dhe parandalimin e dhunës.

Të fundit