25/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Maska nuk kanë mbajtur 633 persona, 336 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 175 personave deklarata për vetizolim

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, 336 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 175 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim.

Nga ana e nëpunësve policorë janë kryer kontrolle tek personat në izolim dhe vetizolim, me ç’rast janë evidentuar katër persona të cilët nuk e kanë respektuar masën për izolim, kumtuan sot nga MPB-ja.

Lidhur me masën për mosmbajtjen e maskës janë regjistruar 633 kundërvajtje.

Në këtë drejtim, nga ana e nëpunësve policorë deri më tani janë konstatuar gjithsej 16.127 kundërvajtje për mosmbajtjen e maskave, njoftoi në profilin e tij në Fejsbuk, ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev.

Në koordinim me Inspektoratin shtetëror të punës gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 377 kontrolle në objekte ku janë evidentuar një objekt i cili nuk i ka respektuar vendimet e Qeverisë.

Në karantinë shtetërore, ka shënuar Çulev janë zbatuar gjithsej 60 persona,

Ai edhe njëherë apeloi deri tek të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat për mbrojtje nga koronavirusi dhe të gjithë së bashku të kontribuojmë që sa më shpejtë jeta të kthehet në normalitet. fb/

Të fundit