03/03/2024
7.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Numri i të infektuarve të rinj me Kovid-19 edhe më tej i lartë, të respektohen masat për mbrojtje

Numri i të infektuarve të rinj nga koronavirsi në vend edhe krahas apeleve për respektimin e masave për mbrojtje edhe më tej është i lartë. Dje janë regjistruar 134 raste të reja dhe shtatë viktima. Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me virus nga fillimi i epidemisë ka arritur 4.289, 1.757 janë shëruar. ndërsa 201 kanë ndërruar jetë, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive është 2.331.

Numër më të madh edhe më tej ka në: Shkup 1.995, aktivë 1.323, Kumanovë 651, aktivë 207, Dibër 61, aktivë 10, Shtip 244, aktivë 202, Prilep 230, aktivë 18,Tetovë 440, aktivë 261, Strugë 138, aktivë 60…

Nga 134 personat e djeshëm të diagnostikuar me Kovid-19, 97 raste janë në Shkup.

Midis komunave të Qytetit të Shkupit edhe ato që gravitojnë në kryeqytet, numër më të madh të rasteve aktive me virusin Kovid-19 ka në Çair – 302. I dyti sipas numrit të rasteve aktive është Komuna e Aerodromit me 118 raste, komuna në të cilat ka mbi njëqind të infektuar për momentin janë edhe Buteli me 110 raste, Qendra me 105 dhe Gazi Baba me 104 raste. Komuna e Sarajit ka 96 raste, Karposhi – 94, Kisella Voda – 64, Gjrçe Petrovi – 53, Studeniçani – 52, Shuto Orizare – 40, Haraçina – 33 dhe Komuna Ilinden – 27 raste aktive. Nën dhjetë raste aktive kanë Komuna Petrovec (nëntë), Sopishte (tetë), Çuçer Sandevë (shtatë) dhe Zelenikova (një). N[ buletinin e Ministrisë së Shëndetësisë janë evidentuar edhe dy të huaj si raste aktive të koronavirusit.

I madh është numri i të hospitalizuarve me Kovid-19. Në klinikën për sëmundje infektive janë hospitalizuar 90 pacientë nga të cilët 35 mbështeten me oksigjen dhe nuk ka pacientë në ventilim mekanik.

Në SPQ “8 Shtatori” gjithsej 120 pacientë janë hospitalizuar nga të cilët 12 janë në respirator, ndërsa 23 janë me pasqyrë më të rëndë klinike. Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 27 pacientë, ndërsa në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 21 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë dhe Prilep janë hospitalizuar 74 pacientë – pozitivë dhe të dyshuar me Kovid-19.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe apeloi se arma më e fuqishme kundër koronavirusit është secili nga ne – ndërgjegjja e jonë dhe përgjegjësia e jonë. Mburoja më efektive janë tre rregullat që duhet t’i ndjekim në mënyrë të vazhdueshme – mbajtja e distancës, mbajtja e pajisjeve mbrojtëse dhe mbajtja e higjienës.

Ai bëri porosinë se të gjithë duhet ta kuptojnë seriozitetin e virusit, të mbrojnë veten e tyre, dhe kështu të dashurit e tyre, shëndetin publik, punonjësit e shëndetit dhe sistemin shëndetësor.

“Nuk ka kompromis me këtë virus. Pra, le ta respektojmë njëri-tjetrin. Unë besoj te qytetarët tanë, në secilin prej jush. Le të luftojmë së bashku – për të mbrojtur veten dhe të dashurit tanë, për të mbrojtur shëndetin publik”, theksoi Filipçe. fb/

Të fundit