28/05/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mbi tetë milionë euro tenderë për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit në Maqedoni

Qendra për komunikim qytetar (QKQ) i ka publikuar hulumtimet dhe bazat e të dhënave të harxhimeve për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit në sezonin 2020/2021.

Për angazhimin e mekanizmit, punëtorëve, kripës dhe pastrimit në kushtet e dimrit, këtë sezon do të harxhohen 534 milionë denarë, gjegjësisht 8.7 milionë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tenderë për këtë qëllim kanë pasur 41 komuna dhe Bashkia e Shkupit, 6 ndërmarrje publike lokale dhe ndërmarrja shtetërore për mirëmbajtjen e rrugëve “Rrugët e Maqedonisë”.

Vetëm kjo ndërmarrje ka nënshkruar marrëveshje për mirëmbajtje të rrugëve në vlerë prej 5.7 milionë eurove, që është dy të tretat e të gjitha parave që do të harxhohen për këtë qëllim.

Bashkia e Shkupit ka planifikuar të harxhojë 700 mijë euro për pastrimin e borës, ndërsa së bashku me tetë komuna tjera do të harxhohen rreth 1.4 milionë euro.

Prej komunave tjera në vend, vlerë më të madhe do të harxhojnë Manastiri, Prilepi dhe Kumanova.

Të fundit