20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mbledhje komemorative kushtuar ish mjekut Agim Ramadanit (VIDEO)

Në komunën e Zhelinës sot është mbajtur mbledhje komemorative ku është përkujtuar mjeku dhe  ish deputeti I kësaj zone Agim Ramadani, I cili ndërroi jetë para dy ditëve.Bashkëpuntorë të shumtë, zyrtarë komunal, familljarë, miq, kanë nderuar figurën e Ramadanit I cili ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë.Për biografinë e tij foli Alush Kamberi.

Në emër të familjes fjalë rasti mbajti Venhar Ramadani, djali i të ndjerit Agim Ramadani.

Mbledhja komemorative është mbajtur nga komuna e Zhelinës, ku kreu I kësaj komune Blerim Sejdiu,  foli për figurën e ish mjekut dhe deputetit të kësaj zone.

Në orët e paraditës poashtu është mbajtur mbledhje komemorative në Spitalin Klinik të Tetovës ku është përkujtuar mjeku Agim Ramadani nga kolegët e tij, ku një pjesë të madhe të jetës së tij ia kishte kushtuar këtij spitali./ TV KOHA /

 

Të fundit