17/06/2024
23.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mbyllen pesë markete në Maqedoni, nuk kanë respektuar masat e qeverisë

Mbrëmë, Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) gjobiti dhe mbylli pesë markete të tjera në të gjithë vendin që nuk respektuan vendimin për kufizimin e çmimeve të disa prej produkteve ushqimore që qeveria vendosi të shiten me “çmim të garantuar” deri në 30 nëntor.

Për këtë në profilin e tij në Facebook mbrëmë ka bërë të ditur kreu i ISHT-së, Goran Trajkovski.

“Pesë markete në Kavadar, Gostivar, Kumanovë dhe Tetovë janë gjobitur dhe mbyllur. Në disa raste kam përmendur se të gjithë duhet të respektojnë ligjet dhe masat e Qeverisë.

Gjithashtu, nuk do të lejoj askënd që të manipulojë dhe mashtrojë qytetarët dhe konsumatorët”, ka shkruar Trajkovski në Facebook.

Të fundit