24/05/2024
11.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Më 11 mars 2023, do të mbahet Manifestimi Tradicional “KARNAVALET ILIRE” në fshatin Bozovcë

Të dashur qytetar, miq, kolegë, profesorë, studentë, nxënës, bashkëkatundarë dhe Ju dashamirë të kulturës ku do qofshi, Ju njoftojmë se manifestimi tradicional “KARNAVALET ILIRE” të Malësisë së Sharrit që mbahen në katundin Bozovcë të Tetovës, këtë vit është dy ditorë.
Dita e Parë në Bozovcë
Më 11 mars 2023, do të mbahet Manifestimi Tradicional “KARNAVALET ILIRE” në katundin Bozovcë, dita e shtunë, me fillim nga ora 11:00 dhe do të jenë simbolikë.
DITA E DYTË NË TETOVË
Më 12 mars 2023 , Manifestimi Tradicional “KARNAVALET ILIRE”, do të mbahet në Tetovë, për të dytën herë . Nga ora 11:00 defileu do të filloj nga Shkolla e mesme komunale e mjekësisë “Nikolla Shtjen” e deri në qendër të Tetovës. Këtij defileu do t’i bashkëngjiten Shoqëritë kulturoe: “Xheladin Zeqiri”-Tetovë, “Emin Duraku” – Shkup, “Jahi Hasani” – Çegran, “ ,“Pellazgët” – Tetovë, “Burimet e Sharrit” Tetovë, këngëtarët e mirënjohur vëllezërit Jashar dhe Idajet Sejdiu, Halim Rakipi .
Në Sheshin “ILIRIA” manifestimi do të filloj nga ora 12:30 minuta e deri në orën 14:00.
Pjesëmarrja e juaj do e bëjë më madhështorë këtë manifestim tradicional.
Me respekt,
Këshilli Organizativ

Të fundit