19/04/2024
5.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Me formimin e 10 komisioneve, Këshilli i komunës së Tetovës filloi të funksionojë normalisht

Pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 20 gushtit dhe seancës konstituive të 7 shtatorit, Këshilli i Komunës së Tetovës në seancën e dytë të sotme formoi dhjetë komisione, të cilat mundësojnë funksionimin e plotë të këtij organi të vetëqeverisjes lokale.

Sipas kryetarit të Këshillit, Besar Durmishi, javën e ardhshme do të përfundojnë të gjitha procedurat, për të cilat gjatë mosfunksionimit të Këshillit që nga prilli i këtij viti, kryetari nuk kishte të drejtë të merrte vendime.

Janë formuar të 10 komisionet prej pesë anëtarësh dhe janë plotësuar të gjitha elementet për funksionimin normal të Këshillit. Tani do të mund të miratohen vendime për programet vjetore të punës, llogaritë përfundimtare etj. për shkollat, zyrat publike dhe institucionet tjera komunale që kanë mbetur nga Këshilli i kaluar. Javën e ardhshme do të ketë një seancë tjetër në të cilën do të diskutohet dhe me këtë Këshilli do ta rikthejë plotësisht funksionalitetin e tij, tha Durmishi.

Në seancë është konfirmuar dorëheqja e një këshilltari nga BDI, i cili ishte bartës i listës.

“Këshilltari deklaroi se ka vendosur të japë dorëheqje për arsye private, kjo është e drejta e tij, por politikisht ne e kemi parashikuar këtë, që kështu do të veprojnë”, tha kryetari Bilal Kasami.

Vendi i zbrazët i këshilltarit të kryetarit në detyrë Faton Ameti do të plotësohet nga një kandidat i ri për këshilltar nga lista e BDI-së.

Të fundit