23/04/2024
6.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Xhaferi: Të gjithë ne pa përjashtim duhet të jemi rojtarë të të drejtave dhe lirive të njeriut

Të gjithë ne pa përjashtim duhet të jemi rojtarë të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të mundësojmë jetë të lirë, të barabartë dhe dinjitoze dhe kushte për funksionim për secilin individ të komunitetit tonë, theksoi presidenti i Kuvendit, talat Xhaferi në ngjarjen e sot,e “Roli i Parlamenteve në implementimin e Agjendës 2030”.

Ai potencoi se beson se me qasje të këtillë të integruar, procese politike përfshirëse dhe institucione përgjegjëse, efektive dhe llogaridhënëse, besoj se edhe Agjenda 2030 do të realizohet në mënyrë më të suksesshme.

“Sidomos ne, si deputetë, kemi pozitë unike të jemi lidhja ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve shtetërore dhe të promovojmë dhe miratojmë politika dhe ligje të orientuara kah njerëzit me qëllim që “askush mos lihet anash”, potencoi kryetari i Kuvendit.

Xhaferi potencoi se “shoqëri për të gjithë” nuk duhet të jetë vetëm floskulë, të drejta dhe liri të barabarta për të gjithë nuk duhet të jetë vetëm frazë e mësuar përmendësh por, duhet të jetë mënyrë e funksionimit edhe atje ku merren vendimet, edhe atje ku zbatohen. Me kusht, kuptohet, çdo hallkë e zinxhirit të përgjegjësisë shoqërore, siguria juridike, efikasiteti gjyqësor dhe transparent të funksionojë në mënyrë të përkryer.

Kryetari përkujtoi se në Kuvend ekziston Grupi Ndërpartiak Parlamentar për të drejtën e personave me hendikap (GNPP), dhe rezultat konkret i përkushtimit të përbashkët të të gjithë deputetëve pa dallim në përkatësinë partiake, por edhe të bashkëpunimit intensiv me komitetin teknik të Polio Plusit – lëvizjes kundër hendikapit është miratuar Deklarata për të drejtën e pjesëmarrjes politike të qytetarëve me pengesa.

“Para do kohe, në Kuvend u mbajt Konferenca e gjashtë rajonale e trupave të barazisë në Evropën Juglindore ku e theksova rolin e Komisionit vendor për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, si organ autonom dhe i pavarur i cili punon në promovimin, mbrojtjen dhe ruajtjen e barazisë, të drejtave të njeriut dhe jodiskriminimit”, theksoi Xhaferi.

Gjithsesi se arritja e barazisë thelbësore, e të drejtave të respektuara të njeriut me mbrojtje efikase nga të gjitha llojet e diskriminimit, është betejë të cilën duhet ta bëjmë të gjithë që jemi pjesë e kësaj shoqërie, në çdo fushë të veprimit dhe ndikimit tonë, theksoi Xhaferi.

Prej mjediseve më të hershme, ato familjare, përmes arsimit, mediumeve, mjediseve të punës, në rrugë. Qoftë të bëhet fjalë për përkatësi në grup të margjinalizuar, gjini, orientim seksual, identitet gjinor, cilësi personale dhe status shoqëror, ose po përkatësi nacionale apo etnike, religjion ose bindje fetare, politike, pengesë, moshë, status pronësor, arsim, gjendje familjare ose martesore, gjendje shëndetësore, prejardhje sociale.

Kryetari i Kuvendit potencoi se për këtë, kyç është bashkëpunimi ndër-institucional, mirëpo, dhe përfitimi dhe zbatimi i përvojave ndërkombëtare të demokracive të konfirmuara dhe më me përvojë. Prandaj, shpreh mirënjohje edhe ndaj agjencive të Kombeve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut për të gjitha aktivitetet që i zbatojnë në fushën e qeverisjes së mirë, inkluzionit social, ruajtjes së ambientit jetësor, ndryshimeve klimatike, punësimit, barazisë gjinore, zhvillimit rajonal të barabartë dhe tjetër.

Të fundit