Të tjera lajme

Me propozim të qeverisë teknike Onur Ali nga Lëvizja Populli zgjidhet zv. ministër i Kulturës

Përveç emërimit të kryeministrit të parë shqiptar, Talat Xhaferi dhe ministrat tjerë të qeverisë teknike, sot në Kuvend gjithashtu për zëvendës ministër të Kulturës, u zgjodh kuadri i Lëvizjes Populli, njëherazi edhe kryetar i degës Çair nga kjo parti, Onur Ali.

Përzgjedhjen për zëvendës ministër të Kulturës, Ali e ka njoftuar përmes rrjetit të tij social facebook duke shkruar:

Të nderuar miq e familjarë, të nderuar qytetarë

Nga sot me propozim të Lëvizja POPULLI dhe me vendim të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, u emërova Zëvendësministër i Ministrisë së Kulturës.

Dua të shpreh falënderim kryetarit të Lëvizja POPULLI z. Skender Rexhepi – Zejdi, antarësisë së ngushtë dhe të gjithë atyre që ma dhanë mbështetjen dhe besimin që ti përfaqësoj vlerat dhe programin partiak në ekzekutivin e Qeverisë.

Zotohem që do ti qëndroj besnik ndershmërisë dhe vlerave të Lëvizjes sonë dhe detyrën do ta kryej me shumë kujdes, duke qenë i hapur për të gjithë qytetarët në përgjithësi me shërbime profesionale.
I juaji,
Onur Ali” shkruan ai.

Të fundit