22/07/2024
20.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Më së ftohti dhe më shumë borë mëngjesin e sotëm në Kodër të Diellit

Në Kodër të Diellit sot në mëngjes janë matur -9 gradë, -5 në Hanet e Mavrovës, -4 në Krushevë, -3 në Berovë, -1 në Kriva Pallankë, ndërsa zero gradë në Manastir, Prilep, Vinicë, Kumanovë. Një gradë është matur në Tetovë, Dibër, Shtip, Ohër, Pretor, Strumicë, dy në Shkup – Zajçev Rid, Shkup Petrovec, tre në Dojran, katër në Demir Kapi dhe pesë gradë në Gjevgjeli.

Siç informoi DPHM, sot në mëngjes në orën 8 në Kodër të Diellit është matur shtresë e borës prej pesë centimetra, ndërsa një centimetër në Hanet e Mavrovës.

Gjatë natës dhe sot në mëngjes moti ishte mesatarisht i vranët. Vranësira të ulura sot në mëngjes ka në pjesën verilindore të vendit. Ka fryrë erë mesatare deri mesatare kryesisht nga drejtimi verior.

Paradite moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, ndërsa pasdite me vranësira të vogla deri mesatare. Në pjesët jugperëndimore moti do të jetë i vranët dhe do të ketë reshje të lehta lokale, në rajonet më të ulëta të shiut, ndërsa në vendet më të larta të borës. Do të fryjë erë e lehtë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë e përkohshme e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 7 deri 13 gradë.

Në Shkup mot i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli, ndërsa pasdite vranësirat do të ulen. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa gjatë Vardarit erë e përkohshme e përforcuar veriore. Temperatura maksimale do të mbërrijë deri 10 gradë.

Të fundit