19/06/2024
29.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Me vendim të Qeverisë, në Tetovë së shpejti do të nisë ndërtimi i një konvikti të ri studentor

Me një vendim të Qeverisë, në Tetovë së shpejti do të nisë ndërtimi i një konvikti të ri studentor. Këtë lajm, menjëherë e kanë komentuar dy zyrtarët e lartë të qeverisë përmes statuseve në rrjetet sociale.

“Tetova, vatra e dijes studentore do të bëhet me Konvikt Shtetëror Studentor. Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam vendim për themelimin e këtij institucioni me kapacitet akomodues prej 300 shtretër. Me këtë synojmë të lehtësojmë jetën studentore të të rinjve duke reduktuar shpenzimet dhe duke ofruar cilësi hapësinore sipas të gjitha standardeve bashkëkohore.”, ka qenë reagimi i menjëhershëm i zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi.

Edhe ministri i arsimit, Jeton Shaqiri, ka shprehur kënaqësinë përmes postimit të Facebook, duke e quajtur “lajm i ditës” vendimin për ndërtimin e këtij konvikti.
“Jam shumë i lumtur që në Qeveri sot votuam vendimin për themelimin e Konviktit studentor Tetovë. E gjithë puna e Ministrisë së arsimit dhe shkencës për të ardhur në fazën finale, u kurorëzua me vendimin në qeveri për tu rrumbullakësuar procesi. Le të jetë ky lajm i ditës dhe dua ta pranoj që është një ndër synimet që e kemi arritur me vullnet.”

Të fundit