Struga Trim Lum dhe Shkëndija nesër zhvillojnë ndeshjen e çerekfinales për kupën e Maqedonisë së Veriut. Fituesi i këtij dueli në gjysmëfinale do të përballet me ekipin e Shkëndisë së Haraçinës.
Nesër në Strugë, Struga Trim Lum dhe Shkëndija përballen në ndeshjen e Kupës, e cila ishte anuluar shkaku i obligimeve të “kuqezinjve” në garat evropiane.
Në pritje të kësaj ndeshje mjaft të rëndësishme futbollisti titullar i Shkëndisë, Anes Meliqi, tha se Shkëndija gjithmonë synon rezultate pozitive.
‘’Duke e parë renditjen në tabelë Shkëndija veç e dimë objektivin kryesor. Struga në siç e shohë e sheh kupën mënyrën kryesore për të dal në Evropë. Ato do të jenë të motivuar , normalisht secila ekip që luan kundër Shkëndijës është i motivuar. Kështu që e jona është që ne kemi një atmosferë shumë pozitive në ekip pas rezultateve shumë të mira, kështu që jemi të përgatitur maksimalisht . Nesër shkojmë për rezultat pozitivë‘’ deklaroi futbollisti Anes Meliqi
Fituesi I kësaj ndeshjeje në gjysmëfinalen e Kupës do të përballet me skuadrën Shkëndisë së Haraçinës .
Ndeshja çerekfinale e Kupës së Maqedonisë së Veriut Struga Trim Lum – Shkëndija zhvillohet nesër me fillim në ora 14:30.







