Sot në selinë e PDSH-së, kryetari i saj Menduh Thaçi priti në takim ambasadorin e Kosovës, Gjergj Dedaj.
Në takim u bisedua për qëllimet e përbashkëta euro-atlantike, bashkëpunimin rajonal dhe zgjedhjet e parakohshme të prillit. Bashkëbiseduesit potencuan që miqësia mes dy vendeve është jashtëzakonisht e rëndësishme. Një bashkëpunim mes shteteve do të mundësonte që synimet e përbashkëta të arrihen më lehtë.
Në bisedim e sipër, palët u pajtuan që rruga Euro-Atlantike dhe zgjedhjet e prillit luajnë rol kyç për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të Maqedonisë së Veriut por edhe Ballkanit Perëndimor.
Shërbimi për Informim, PDSH