26/05/2024
13.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Menduh Thaçi uron besimtarët për muajin e Ramazanit

Në vigjilje të muajit të Ramazanit, populli jonë ballafaqohet me një situatë të jashtëzakonshme. Besoj që ky është një moment i volitshëm të reflektojmë dhe të jemi më solidarë me skamnorët e me ata të cilët kanë telashe. Kam bindje të plotë se bashkërisht do të dalim prej kësaj situate.

Në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit uroj që agjërimi, lutjet dhe të gjitha adhurimet tuaja gjatë këtij muaji të shenjtë të jenë të pranuara, si dhe t’ju sjellë shëndet, paqe dhe harmoni në familjet tuaja.

Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare t’ju uroj shëndet, mirëqenie dhe agjërim të lehtë në muajin e Ramazanit.

Menduh Thaçi, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare

Të fundit