19/05/2024
19.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mëngjesi më i ftohtë sot ishte në Kodrën e Diellit

Mëngjesi më i ftohtë sot ishte në Kodrën e Diellit, ku në orën shtatë të mëngjesit është matur temperaturë prej minus gjashtë gradë dhe ka shtresë bore prej 83 centimetrash.

Minus katër gradë janë shënuar në Hanet e Mavrovës, Lazaropole dhe Krushevë minus tre, Berovë minus dy, Kriva Pallankë minus një, zero gradë në Tetovë, Prilep, Shtip, Strumicë, Vinicë, Dibër, Pretor, një gradë mbi zero në Shkup-Zajçev Rid, Shkup-Petrovec, Manastir, dy në Ohër, tre në Demir Kapi dhe katër në Gjevgjeli dhe Dojran.

Amerikanët erdhën për ta krijuar “Listën e Zezë”, paralajmëron presidenti …
Shtresë bore ka edhe në Hanet e Mavrovës, 20 centimetra, Lazaropole 10, Krushevë dhe Berovë shtatë, Kriva Pallankë dhe Gjurishtë katër, Pozharanë dy dhe Dibër, Topolçan një centimetër, informoi Drejtoria për Çështje Hidrometeorologjike.
Moti sot do të jetë kryesisht i vranët dhe i ftohtë me reshje të kohëpaskohshme bore, ndërsa në disa nga zonat e ulëta reshje shiu dhe bore. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë përkohësisht e fuqishme nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë nga 1 deri në 5 gradë.
Në Shkup, mot i vranët me kushte për reshje të përkohshme të shiut dhe borës. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të mbërrijë deri 5 gradë.

Të fundit