23/05/2024
11.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

40 fëmijë të shtruar në spitalin e fëmijëve në Kozle

Nga fillimi i gjysmës së dytë të vitit shkollor nuk është shënuar rritje e numrit të ekzaminimeve dhe shtrimeve në spitalin për sëmundje të mushkërive tek fëmijët “Kozle”, informojnë për MIA-n nga spitali ku aktualisht janë të shtruar rreth 40 fëmijë me bronkopneumoni.

” Situata është e qetë dhe stabile. Edhe pse është vetëm java e parë e gjysmës së dytë. Deri të premten e javës së ardhshme do të shohim nëse fillimi i pjesës së dytë të vitit shkollor do të ndikojë në numrin e pacientëve që do të vijnë në institucionin tonë”, deklaroi për MIA-n, drejtori i spitalit “Kozle”, Besnik Zeqiri.

Zeqiri përkujtoi se numër në rritje të pacientëve, fëmijë të vegjël dhe më të mëdhenj, kishin para Vitit të Ri.

Të fundit