17/06/2024
17.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Merko e bën Drinin e Zi me ngjyrë të gjelbër (foto)

Komuna e Strugës çdo ditë po zbukurohet. Mbrëmë shtrati i lumit Drini i Zi kishte pamje të bukur pasiqë u ndriçua shtrati i lumit Drini i Zi.

Dhe që të jetë trendi me fushatën e BDl-së përveç ngjyrës së kaltër, lumi ndriçohet edhe me ngjyrë të gjelbër, informon portali “tetova1”.

“Struga mbrëmë dukeshte kështu… Kjo falë realizimi të projektit për ndriçimin e shtratit të lumit Drini i Zi”, shkruhet në faqen e Komunës së Strugës në ‘Facebook’.

Duke i përmbushur të gjitha kushtet arhitektonike, ndriçimi i shtratit të lumit, u realizua konform rregullores për teknika normative dhe të gjitha standardeve bashkëkohore.
Projekti përfshin instalimin e ar maturave të përbera nga inoksi i cili është rrezistent ndaj korozionit.

Gjatësia e shtratit është 900 m., kurse ar matura e ndriçimit u vendos në të dy anët e shtratit me gjatësi prej 1800 m.

Të fundit