05/03/2024
12.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mexhiti: ASH është me frontin e së mirës

Në konferencën e mbajtur sot, Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me, siç thotë ai, një nga dilemat më të mëdha në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ai tha se ato jenë me frontin evropian me frontin e së mirës, me atë që është e ardhmja e Maqedonisë.

“Kjo është dilema më e madhe që ndodh në në RMV-së por mua më gëzon fakti që si anëtar, Aleanca është vendimtare se cili me kë do të kualicionon e vendos Aleanca. Ne jemi për të ardhmen në frontit evropian të shkojmë drejt të mos humbim kohë më tepër, këtë na dëshirojnë edhe dashamirët tanë kombëtarë”, më tej ai shtoi se për më shumë informacione mund të bisedojnë me pjesëtarët të tjerë të partisë.

Mexhiti këto komente i bëri në inagurimin e ambulantës së gjidhënies në Spitalin Klinik në Tetovë, të financuar nga “Birraria e Shkupit” dhe “Rosa”. /Telegrafi/

Të fundit