18/05/2024
22.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mexhiti: Kur të na përjashtojnë nga partia, atëherë do të vendosim nëse do të largohemi apo do të luftojmë deri në fund

Kur të na përjashtojnë nga partia, atëherë do të vendosim nëse do të shkojmë në shtëpi apo do të luftojmë deri në fund, politikisht, deklaroi nënkryetari i BDI-së dhe lideri i “grupit të zjarrit”, Izet Mexhiti.

I pyetur nëse është e mundur formimi i partisë së re, Mexhiti, i ftuar në emisionin 24 analiza, tha se angazhimi i “grupit të zjarrit” është që BDI-ja të kthehet në rrugën e duhur.

“Kryetari duhet të kthehet, të mos mbajë anë dhe të jetë kryetar siç ka qenë në vitet e kaluara dhe të mos na lë neve të përçahemi”, tha Mexhiti.

I pyetur se çfarë është kompromisi i mundur, Mexhiti theksoi se kur ka vullnet, ka 100 mënyra për të bërë kompromis.

“Hyrja e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri për një vit është vetëm për inat dhe për të mbyllur gojën e “grupit të zjarrit”. Kjo vetëm se do ta dëmtojë BDI-në”, deklaroi Mexhiti.

Mexhiti theksoi se nuk janë kundër Ahmetit, por kundër vendimit të tij për ta bërë Artan Grubin zëvendëskryeministër të parë. Ai porositi se me Ahmetin ka komunikim, por se nuk kuptohen dhe se tubimet e fundit të BDI-së janë shenjë se ai nuk është në rrugën e duhur.

Të fundit