27/05/2024
13.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mickoski do të marrë pjesë në hapjen e klubit maqedonas në Bullgari

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski ka vendosur që t’i pri delegacionit të partisë të dielën në hapjen e klubit maqedonas në Blagoevgrad, njofton “Sitel”.

Një vendim i tillë vjen pas njoftimit se kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk do të udhëtojë për në Bullgari.

Kovaçevski i cili do të qëndron në Shkup, u bënë thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi të jenë të pranishëm në qytetin bullgar, sepse, siç thotë ai, hapja e klubeve kulturore është mënyrë për të bashkuar qytetarët dhe jo shtetet.

Ftesë për pjesëmarrje është dërguar edhe te ambasada e RMV-së në Sofje dhe ambasadorja e re, Agnesa Rusi Popovska./Telegrafi/

Të fundit