02/11/2024
18.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mickoski: Me vepra të mira dhe vullnet të fuqishëm ta kthejmë shpresën për të ardhme më të ndritur

 Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski u dërgoi urim të gjithë besimtarëve ortodoksë me rastin e festës së Epifanisë-Ujit të bekuar.

“Si popull sot jemi të përballur me sfida të errëta dhe të të rënda të cilat i rrënojnë vlerat tona tradicionale të cilat na kanë mbajtur përgjatë shekujve. Por, këtu janë edhe dobësitë njerëzore të korrupsionit dhe krimit, të cilat i gërryejnë themelet e shtetit tonë, të shtëpisë sonë të përbashkët. Këto probleme, si asnjëherë më parë, e kërcënojnë mbijetesën tonë dhe prandaj duhet të jemi unik dhe vendimtarë për t’iu kundërvënë. Ato janë burimi i varfërisë, mungesës së perspektivës dhe shpërbërjes së plotë të sistemit në Maqedoni dhe do të na nevojitet maturi e madhe, bashkim dhe qëndrueshmëri që ta mposhtim atë të keqe. Me vepra të mira dhe me vullnet të fuqishëm mund ta kthejmë shpresën për të ardhme më të ndritur dhe t[ë ndërtojmë Maqedoni më të mirë për ne dhe për brezat tnaë të ardhshëm. Kësaj radhe do ta hapërojmë të gjithë së bashku, me mirëkuptim të ndërsjelltë dhe respekt të ndërsjelltë, pa dallim të përkatësisë sonë fetare, etnike apo politike, sepse ai është premtim nga paraardhësit dhe zotim të cilin do t’ua lëmë gjeneratave të ardhshme”, thotë Mickoski në urim.

Të fundit