11/10/2024
19.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sinoptikanët paralajmërojnë mot më të ftohtë dhe reshje të borës në Maqedoni

Gjatë ditës do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe relativisht i ngrohtë me periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në pjesët perëndimore erë më e fuqishme, nga drejtimi jugperëndimor.

Gjatë mbrëmjes në pjesët perëndimore dhe veriore do të ketë reshje, të cilat në zonat e ulëta fillimisht do të paraqiten në formë të shiut, e më pas do të kalojë në borë. Në male dhe në vendet më të larta priten reshje të borës.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri 8 gradë Celsius, njoftojnë nga DPHM-ja.

Në Shkup, moti do të jetë pjesërisht i vranët me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Gjatë natës do të ketë reshje shiu që gradualisht do të kalojnë në borë. Temperatura minimale do të ulet deri në 4 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë në 13 gradë.

Nën ndikimin e valës së lagësht dhe të ftohtë, për ditën e shtunë sinoptikanët paralajmërojnë reshje kryesisht të borës, të cilat më të theksuara do të jenë në pjesët perëndimore. Në zonat malore do të formohet një shtresë e konsiderueshme e borës, deri në 30 centimetra, ndërsa në zonat më të ulëta nga tre deri në dhjetë centimetra. Do të fryjë erë e fortë nga veriu, sidomos përgjatë Vardarit dhe temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme. Reshje lokale të borës do të ketë edhe të dielën në mëngjes, ndërsa të hënën do të mbajë mot i qëndrueshëm me temperatura të ulëta të mëngjesit.

Të fundit