Jam i bindur në dijen e popullit, në mbështetjen që do ta marrim. Të zgjedhim ripërtëritje, ta rindërtojmë Maqedoninë, ta shpëtojmë nga regjimi hibrid. Këtë mes tjerash e tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së para qytetarëve të Ohrit, në tubimin e parë parazgjedhor para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara më 15 korrik.
“Vendi është poshtëruar, Maqedonia është shtet ku maqedonasi ndjehet si qytetar i rendit të dytë. Shtet ku për fat të keq nuk ka vlera, ndërsa sundon padrejtësia. Kundrejt neve, para jush do të vijnë njerëz që do t’u gënjejnë në sy duke ju thënë se mundet. Paturpësisht para njerëzve do të thonë se munden, të bëjnë atë që nuk e bënë…”, tha Mickoski.
Realiteti, sipas tij është Maqedonia si vend rekord me të infektuar dhe numër njerëzish të cilët humbin jetët.
Lideri opozitar, Mickoski madje ka thënë se refuzon të jetë në realitetin e errët të vendit nën pushtetin e LSDM-së dhe prandaj do të punojë të ndryshojë këtë realitet, “Maqedonia të jetë shtet modern evropian, shtet nënë për të gjithë”.
Ai është ndalur edhe në programin e koalicionit “Ripërtëritja e Maqedonisë” duke thënë se me më shumë se 300 faqe VMRO-DPMNE ofron mundësi për progres dhe dalje nga kjo gjendje ekonomike.
Ndryshe, para banorëve të Ohrit ka folur edhe bartësi u listës në Njësinë zgjedhore pesë, Igor Durllovski i cili paralajmëroi se nga Ohri fillon lufta kundër apatisë dhe ripërtëritjes së vlerave. ab/fab/
https://www.facebook.com/watch/?v=562245671117205