Të tjera lajme

Mickoski paralajmëroi Qendër të re Klinike dhe pacientë të huaj në pronë private

Në ngjarjen e sotme për vendosjen e gurthemelit për zgjerimin të shkollës „Dimitar Berovski“ në Komunën Gjorçe Petrov, gjatë pyetjeve gazetareske, kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, u ndal edhe te planet e Qeverisë për ndërtimin e një qendre të re klinike.

„Tani jemi të fokusuar në përfundimin e procedurës për Spitalin Klinik të Shtipit, konviktin e studentëve dhe Fakultetin e Shkencave Mjekësore, Shtëpinë e Shëndetit në Kërçovë me veprimtari të zgjeruar dhe Spitalin Klinik në Tetovë. Këtu tashmë kishim një thirrje ndërkombëtare për të gjetur financues dhe tashmë kemi oferta që janë joobliguese dhe indikative, të cilat për ne janë të favorshme dhe të pranueshme. Këto projekte duhet t’i përfundojmë, ndërsa është logjike që në ndërkohë të mendojmë edhe për qendrën e madhe klinike, e cila do të duhej të ndërtohej në Shkup. Po shqyrtojmë një lokacion para pishinës „Boris Trajkovski”. Ai lokacion ndodhet në dy bulevarde, ka qasje në gaz dhe është afër qarkores. Kjo do të thotë se jo vetëm për kryeqytetin dhe Maqedoninë si shtet, por mund të tërheqim pacientë edhe nga shtetet fqinje, të cilët do t’i përdorin shërbimet e kësaj, siç është plani ynë, qendre klinike ultramoderne“, tha kryeministri Mickoski.

Ai potencoi se ajo parcelë është pronë private dhe po zhvillohen negociata me pronarin për shkëmbim të tokës.

Plani është të ndërtohet një kalim nëntokësor i ngrohtë nën Bulevardin „Ilindenska“, i cili do të lidhet me „8 Shtatorin“ ekzistues. Këtu ndodhet edhe Qendra  TEP, të cilën po e zhvillojmë aktualisht, dhe e gjithë kjo është e lidhur me Poliklinikën „Bukuresht“. Kjo do të thotë se ky projekt do të përfshijë një kompleks tërësor të përmbyllur. Ju e dini se kemi pasur një investim të madh në spitalin „8 Shtatori“, ishit të pranishëm, patë vërtet pajisje më moderne që është e vetmja në Ballkan.  Kjo është ambicia jonë dhe pasi të përfundojmë procedurën me këto projekte të mëparshme, ky do të jetë fokusi kryesor i prioriteteve tona. Ky projekt i paralajmëruar prej kohësh të realizohet aty ku duhet të jetë dhe ku qytetarët do të mund ta përdorin“, theksoi Mickoski dhe shtoi se, nëse gjithçka është sipas planeve, vitin e ardhshëm mund të fillojnë aktivitetet fillestare.

Të fundit